Me çmim prej 35 dollarësh, Nokia 1209, sigurisht është modeli më i lirë i prodhuesit të njohur nga Finlanda. Ky model ka zëvendësuar të përparshmin nga kategoria e njëjtë, me shenjën, Nokia 1208. Edhe pse dallon me karakteristika shumë modeste, tërësisht në pajtueshmëri me çmimin e vet, Nokia 1209, i ka disa specifika me të cilat nuk mund të lavdërohen jo shumë modele më të shtrenjta.
Nokia ia ka përshtatur në tërësi këtë model popullatës së varfër, e në këtë kategori mund të futet një pjesë e madhe e botës. Në vendet e zhvilluara posedimi i telefonit mobil është gjë shumë e kuptueshme, e një numër i madh i njerëzve ka më shumë se një telefon si dhe më shumë numra telefoni.
Karakteristikat e këtij modeli janë shumë modeste dhe shumë pak është avancuar në krahasim me modelin e mëhershëm - 1208.
Nokia 1209 është model i cili mbështet rrjetin GSM (900 dhe 1.800 MHz), me dimensione prej 102 x 44 x 18 milimetrash dhe peshë prej 79 gramësh. Ka ekran të vogël me kualitet mesatar (CSTN), me rezolucion prej 96 x 68 pikselash dhe 65.000 ngjyrash. Të gjithë komponentët e tij janë përshtatur për përdorim sa më të thjeshtë dhe më të lirë.