Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka nisur punimet sot, me fjalën hyrëse të Ban Ki Munit, ku pritet që kriza ekonomike botërore të zbehë paksa veprimtarinë e rëndomtë të saj. Pas kësaj, pritet që me fjalime të paraqiten presidenti amerikan, George Bush, presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, ai iranian, Mahmud Ahmadinejad, si dhe përfaqësues të tjerë. Presidenti George Bush pritet të adresojë trazirat aktuale financiare dhe ndërhyrjen e qeverisë së tij.