Ministri i Jashtëm francez, Bernar Kushner, e ka hedhur poshtë çdo paralelizëm mes Kosovës dhe rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, duke thënë se nuk janë aplikuar standarde të dyfishta.
"Ka pasur shumë përpjekje për të marrë një vendim politik për Kosovën. Kjo nuk ka ndodhur në Gjeorgji", ka thënë Kushner për Euronjuz.