Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë mundësinë e destabilizimit të koalicionit qeveritar për shkak të zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kryetari Sejdiu që nga nisja po e kryen detyrën e vet me nder dhe me dinjitet. Ai e kultivon unitetin shtetëror, ashtu siç e parasheh kushtetuta” ka thënë Thaçi.