Gjermania kundërshton ndarjen e Kosovës. “Qeveria gjermane angazhohet për zbatimin e planit të Ahtisaarit dhe që EULEX-i të vendoset në tërë Kosovën”, ka thënë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Josef Jung. Reagimi i tij vjen pas raportimit të Kohës Ditore se i dërguari i Kombeve të Bashkuara për bisedimet indirekte mes Prishtinës dhe Beogradit, Andrew Ladley, ka propozuar ndarjen administrative të veriut të vendit.