Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha tha sot në Tiranë se nuk ka kurrfarë shansi që të kthehet Kosova nën Serbi dhe hodhi poshtë idetë që flasin për “Shqipërinë e Madhe”. Ministri Basha tha gjithashtu edhe se nisma serbe për Gjykatën e Drejtësisë është e humbur dhe nuk do ta ndryshojë pavarësimin e Kosovës. Ministri Basha i bëri komentet në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së Ambasadorëve që po mbahet në Tiranë me të 48 ambasadorët dhe drejtuesit e misioneve diplomatikë të Shqipërisë në botë.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha kërkoi dje që Serbia ta lerë Kosovën të ecë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe të ndërtimit të shtetit. Ministri kujtoi se 17 shkurti dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës “u dha fund dilemave dhe paqartësive, hamendjeve dhe hezitimeve, skenareve dhe opsioneve”. Zoti Basha shtoi se pavarësisht se cili do të jetë opinioni që mund të japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, “ai do të jetë një mendim dhe jo vendim dhe nuk do të mund të influencojë atë që është materializuar tashmë në Kosovë, zhvillimi i një shteti dhe shoqërie sipas parametrave të demokracisë perëndimore dhe në paqe, bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët e saj”.“Askush nuk mundet të kthejë më Kosovën në Serbi dhe askush nuk duhet të ushqejë ndonjë iluzion se një gjë e tillë është e mundur. Ne nuk do të lodhemi së përsërituri se midis serbëve dhe shqiptarëve duhet të ngrihet një proces pajtimi, sipas modelit të pajtimit franko-gjerman. Brezat e rinj kosovarë e serbë nuk duhet të vazhdojnë të rriten me ndjenjën e armiqësisë që u transmeton trashëgimia e hidhur”.Ministri Basha hodhi poshtë çdo zë që përmend nocionin “Shqipëri e Madhe”. “Është harxhuar shumë energji, kohë bojë dhe letër për të artikuluar të ashtuquajturën ide të “Shqipërisë së Madhe”. Shqipëria është dhe do të jetë ajo që ka qenë, as më e vogël, as më e madhe. Mendoj se ia kemi dalë të bindim gjithkënd se në rrugën e saj të zhvillimit, Shqipëria ka vetëm një axhendë: Atë të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit euroatlantik”.Ministri Basha shtoi se Shqipëria përcjell me shumë vëmendje qëndrimin e autoriteteve të Beogradit dhe se po përpiqet që të kuptojë sikurse e cilësoi “logjikën e gjithë asaj veprimtarie frenetike bllokuese, frenuese, të të gjithë aparatit dhe makinerisë serbe ndaj Kosovës, në kundërshtim të plotë dhe frontal me politikën e Bashkimit Evropian