Për Kosovën nuk do të vendosë asnjëherë më Beogradi, pasi që EULEX-i duhet të vendoset sa me shpejtë në gjithë territorin e vendit, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, i cili siguroi qytetarët se në asnjë mënyrë nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
Manaj deklaroi kështu pas një lajmi se Parlamenti Evropian po përgatit një Rezolutë të re për Kosovën, ku ndër të tjera do të kërkohet nga EULEX që të pengojë ndarjen e Kosovës.