Mesfushori i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo, i cili dje fitoi trofeun e FIFpro-s (Federatës Ndërkombëtare të Futbollistëve Profesionistë), ka thënë se gjithnjë i ka besuar talentit të tij. “Jam një futbollist ambicioz dhe vazhdimisht kërkoj të përmirësojë lojën time. Këtë e bëjë pasi dua që një ditë të bëhem futbollisti më i mirë në botë”, ka thënë Ronaldo, duke shtuar:
“Që të jem i sinqertë nuk besoja që kaq shpejt të arrija në këtë lartësi”. Po ashtu, Ronaldo ka thënë se nuk beson që sivjet do ta fitoj ‘Këpucën e artë’. “Nuk jam një sulmues i parë, prandaj edhe vetë kam mbetur i befasuar që edicionin e kaluar realizova 42 gola. Sivjet nuk besoj se do të arrijë më shumë se sa në shifrën e 22 ose 23 golave”, ka përfunduar Kristiano Ronaldo.