Presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se klubi mbretëror zyrtarisht do të tërhiqet nga përpjekja për të angazhuar Cristiano Ronaldon, dhe se portugezi do të arrijë në Santiago Bernabeu vetëm nëse Manchesteri vendos ta shesë.
“Tashmë është e harruar, jo vetëm për një përpjekje të re në janar, por përgjithmonë. Ne do të bisedojmë vetëm nëse Manchester do të vendosë ta shesë lojtarin. Por e gjithë puna tashmë është e kaluar”, ka thënë Calderon.
“Ne biseduam për këtë në sezonin e kaluar. Manchester United vendosi të mos e shesë dhe ne nuk deshëm të bëjmë diçka kundër vullnetit të një klubi si Manchesteri. Lojtari vendosi të mbetet në klub dhe ne e pranojmë këtë”, ka shtuar spanjolli