FIFPro (Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë), sot ka publikuar listën e votimit nga anëtarët e saj për 11-shen më të mirë të sezonit 2007-2008, ndërsa ka shpallur si lojtar më të mirë portugezin Crisiano Ronaldo.
Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i sezonit, nga kjo federatë, e cila numëron 57 mijë anëtar rreth gjithë botës.
Në 11-shen më të votuar ka më së shumti futbollistë spanjollë, derisa nga Italia nuk është asgjë lojtar. Në ekip gjendet edhe John Terry i cili ëshë i vetmi lojtar i cili është i zgjedhur në të katër 11-shet më të mira, që kur ky votim ka filluar në vitin 2005.
11 më të mirët në botë sipas FIFPro:
Full FifPro World XI:
Portierë: Iker Casillas (Spanjë/Real Madrid)
Mbrojtës: Sergio Ramos (Spanjë/Real Madrid), John Terry (Angli /Chelsea), Carles Puyol (Spanjë/Barcelona), Rio Ferdinand (Angli /Manchester United)
Mesfushorë: Steven Gerrard (Angli/Liverpool), Xavi (Spanjë/Barcelona), Ricardo Kaka (Brazil/AC Milan)
Sulmues: Lionel Messi (Argjentinë/Barcelona), Fernando Torres (Spanjë/Liverpool), Cristiano Ronaldo (Portugali/Manchester United)