Palestina më në fund arrin të zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare në territorin e saj. Ata kanë luajtur ndaj Jordanisë me të cilët barazuan 1-1.
Ndeshja u zhvillua në një stadium me një kapacitet prej 6,500 vendesh në qytetin Al Ram pranë Jeruzalemit.
I pranishëm në këtë ndeshje ka qenë edhe presidenti i FIFA-s, Josef Blater i cili është duke zhvilluar një tur 4 ditor vizitash ku përfshihet edhe një takim me organizmin e futbollit të Jordanisë dhe Izraelit.
Forca të shumta policore kishin rrethuar stadiumin për të siguruar qetësinë dhe për të evituar ndonjë incident. Niveli i ulët i sigurisë në të shkuarën kishe detyruar drejtuesit e FIFA-s që ta konsideronin territorin e Palestinës të pasigurtë për të zhvilluar ndeshje në fushën e tyre dhe në këtë dekadën e fundit të gjitha ndeshjet, përfaqësuesja e tyre i ka zhvilluar në transfertë.
Federata e Futbollit e Palestinës është krijuar në vitin 1928, por vetëm në vitin 1998 është njohur nga FIFA. Pas ndeshjes me Jordaninë Blater ka deklaruar: “Për Palestinën kjo ishte një ditë feste që konfirmoi edhe një herë se futbolli sjell shpresë.”