“Gjesti i Gillardino-s ka qene i vullnetshem duke gjykuar dinamiken e ngjarjes”, thuhet ne komunikaten zyrtare te gjykates sportive.
Prova televizive ka vene me “shpatulla pas murit” sulmuesin e Fiorentines, Alberto Gilardino pas golit te shenuar me dore ne ndeshjen e djeshme kunder Palermos te fituar 3-1.
Gjykata sportive ka analizuar pamjet filmike te momentit te shumeperfolur, duke denuar me dy ndeshje pezullim golashenuesin me te mire te Serie A, pasi gjesti eshte konsideruar “antisportiv”. Ky pezullim eshte nje problem me shume per trajnerin Prandelli, skuadra e te cilit do ndeshet diten e merkure me Interin dhe te shtunen ne trasnferte me Sienen.
“Gjesti i Gillardino-s ka qene i vullnetshem duke gjykuar dinamiken e ngjarjes”, thuhet ne komunikaten zyrtare te gjykates sportive. Nderkohe, ndaj Zlatan Ibrahimovic nuk eshte marre asnje mase disiplinore per sjelljen arrogante ndaj lojtarit te Genoa-s, Thiago Motta.
Ne kampin e Fiorentines ka edhe nje lajm te mire qe ka te beje me rikthimin e sulmuesit Adrian Mutu, i cili shkelqeu ne takimin e djeshem ne “Barbera”, duke shenuar dy gola vendimtare.