Sipas mediave gjermane, Michael Ballack ka vendosur të heqë dorë nga të qenit kapiten i Përfaqësueses së Gjermanisë, ndërsa postin e tij mund ta merr lojtari i Bayern Munichut, Phillip Lahm.
Gazeta me bazë në Munih, “Abendzeitung”, ka njoftuar sot se mesfushori i Chelseat është i gatshëm t’ia dorëzojë dikujt tjetër shiritin e kapitenit të Gjermanisë me qëllim që t’i ulë gjakrat me trajnerin Joachim Low dhe ta ruajë vendin e tij në Përfaqësuese.
Ballack tashmë ka kërkuar falje publike nga trajneri për shkak të komenteve që i kishte bërë kundër Low në lidhje me trajtimin që u ka bërë menaxheri gjerman dy lojtarëve, Torsten Frings dhe Kevin Kuranyi, mirëpo kjo siç duket nuk ka mjaftuar që trajneri të pajtohet.