The.Timmi ..Administrator..
Numri i postimeve : 419 Age : 31 Vendodhja : www.Alba-oNe.tK Registration date : 25/10/2008
| Titulli: Ndarja e Kosovës, vetëm me marrëveshje të Prishtinës dhe Beogradit Mon Oct 27, 2008 12:32 pm | |
| Ndarja e Kosovës mund të realizohet vetëm nëse Prishtina dhe Beogradi vendosin për këtë çështje, kështu deklaroi Stephen Woodsworth, ambasador britanik në Beograd për gazetën Blic.
Pyetjes se a do ta përkrahte Britania ndarjen e Kosovës?
Ambasador britanik në Beograd Stephen Woodsworth përgjigjet se e vetmja gjë për të cilën kanë rënë dakord palët gjatë bisedimeve është se nuk ka ndarje të Kosovës. Këtë mundësi e ka përjashtuar edhe bashkësia ndërkombëtare dhe me të është pajtuar edhe Rusia. „Çdo herë që shkoj në jug të Serbisë në Preshevë dhe Bujanovc mua më pyesin nëse në rast të ndarjes së Kosovës, a do të mund të bëhen ata pjesë e saj. Kurse unë u them se kjo nuk do të ndodhë dhe se ata normalisht do të mbesin në Serbi. Prandaj mendojmë se kjo çështje është destabilizuese dhe askujt nuk i ndihmon“.
Por nëse vjen deri tek bisedimet e reja dhe nëse të dy palët do të pajtoheshin me ndarjen, a do ta përkrahte Britania këtë?
Nëse të dy palët do të binin dakord për këtë, vështirë se dikush nga jashtë do të kishte vërejtje. Por nuk ka shenja se një marrëveshje e këtillë mund të arrihet“, deklaron në mes të tjerash ambasadori Woodsworth gjatë një interviste dhënë gazetës serbe Blic. | |
|