Financial Times në një artikull në faqe të parë njofton se Banka Qendrore Evropiane ka sinjalizuar ulje të mëtejshme të përqindjeve të interesit në një kohë kur perspektiva e zymtë për zhvillimin ekonomik dhe shtimi i inflacionit kanë hapur rrugën për relaksimin e politikave monetare.
Por shkruan gazeta, ndërsa zvogëlon përqindjet e interesit, banka është e sigurt se do ta ruajë fokusin e saj mbi inflacionin.
Falë çmimeve më të ulta të naftës, banka, shkruan gazeta, si parashikuesit e tjerë, mendon se vitin e ardhshëm inflacioni në eurozonë do të bjerë nga 3.6 përqindëshi, në nivelin e rreth 2 përqindëshit ku ajo ka si objektiv që ta mbajë.
Por Banka Qendrore Evropiane paralajmëron gazeta, do të ndjekë me vëmendje ndikimin mbi financat publike të recesionit që po i afrohen ekonomitë evropiane dhe planeve të qeverive për shpëtimin e bankave.
Dalja jashtë kontrollit e inflacionit, do t'i forconte argumentat për mos të mos u nxituar me zbutjen e rregullave monetare.
Ndërkohë, Guardian shkon pas, në arsyet që çuan në krizën aktuale financiare.
Ish-shefi i Rezervës Federale, Bankës Qendrore amerikane, Alan Greenspan ka pranuar se kriza ka nxjerrë në pah një "gabim" në ideologjinë e tregut të lirë, shkruan gazeta.
Greenspan, që për 18 vjet të punës së tij si administrator i politikës monetare amerikane u udhëhoq pikërisht nga kjo ideologji dhe nga parimi i mosndërhyrjes së rregullatorëve në sistemin bankar, ka pranuar të enjten para një komisioni të Kongresit se e kishte patur 'pjesërisht gabim'.
"Kam gjetur një mangësi," ka deklaruar ai duke iu referuar filozofisë së tij ekonomike "nuk e di nëse është e përhershme apo sa e rëndësishme. Por ky fakt më ka brengosur shumë".
Gazeta e citon z. Grenspan, 82 vjeçar që doli në pension para dy vjetësh, ta krahasojë krizën financiare me një "cunami të kredive që ndodh një herë në shekull" me përmasa më të mëdha nga çdo gjë tjetër që mund të kishte imagjinuar.
Times, në një koment për ekonominë, në vend të shkaqeve, merret me pasojat e krizës.
Ajo e pranon se kriza aktuale është ndryshe nga rëniet e zakonshme ciklike dhe shton se pasojat e saj mbi ekonomike reale, sidomos mbi bizneset e vogla janë "katastrofale".
Në koment i bëhet thirrej qeverisë për të kryer si duhet funksionet e saj në një situatë të tillë dhe ato, sipas gazetës, janë tre: përcaktimin e normave më efektive rregullative, rikapitalizimi i sistemit financiar dhe minimizimi i kostos për taksapaguesin.
Times u bën thirrje autoriteteve për feçensi dhe transparencë në plotësimin e ytre.
Eficenca, por jo transparenca duket se i mungon autoriteteve britanike për momentin në investimet për Lojërat Olimpike të 2012-ës që do të zhvillohen në Londër.
Si të mos mjaftonin mangësitë e fondeve që para krizës, Times njofton se kriza aktule e kredive do ti kuishtojë shtrenjtë Lojërave.
Kriza e kredive i grabit 500 milionë stërliona lojërave Olimpike, shkruan gazeta, duke iu referuar zvogëlimit të buxhetit me gjysëm miliardi stërlina në investime private.