Malajzia njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 52 që njeh Kosovën, ndërsa i katërti pas votimit të rezolutës serbe nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shefi i Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, Mustafa Mansor, i ka dorëzuar ministrit të Jashtëm, Skender Huseni, letrën e njohjes, me anë të së cilës njofton për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet dhe gatishmërinë për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Ndërsa Ministri Hyseni, duke falënderuar Malajzinë për njohjen, ka thënë se njohjet do të vazhdojnë, por nuk ka dashur të përmendë shifra.