Shkalla e rritjes ekonomike të Kinës ka rënë për herë të tretë radhazi. Zyra Kombëtare e Statistikave ka thënë se në tre muajt e fundit ekonomia kishte rritje deri në 9 %, përderisa nga tremujori i dytë kishte rënë. Zëdhënësi i Zyrës së Statistikave në Kinë u ka thënë gazetarëve se ndikimi i krizës globale financiare kishte kapërcyer edhe parashikimet e qeverisë. Edhe eksportet kanë rënë ndjeshëm.