Bordi i Bankës Botërore ka miratuar në mbledhjen e fundit vjetore një fond prej 40 milionë dollarësh për Kosovën, shumë kjo e cila do të përdoret në arsim, pensione, mbrojtjen sociale dhe shëndetësi, ka thënë Bruce Courtney, koordinator i Programit të Bankës Botërore për Kosovën. Courtney, gjithashtu ka bërë të ditur që Kosova në pranverë bëhet anëtare e FMN-së dhe BB-së.
Banka Botërore ka qenë e përfshirë në sektorë të ndryshëm që nga viti 1999. Ne kemi investuar diku rreth 150 milionë dollarë. Në fillim të punës sonë, angazhimet tona u përqendruan më shumë në rindërtimin e ambientit që kishte lënë pas konflikti i fundit në Kosovë, mirëpo me kalimin e kohës ne zhvilluam një agjendë për zhvillim në aspektin afatgjatë. Courtney, theksoi se , në këtë periudhë të rënies ekonomike, Kosova duhet të përqendrohet në politikat fiskale dhe të mendojë, sikurse të gjitha vendet e rajonit, për buxhetin e shtetit për vitin 2009.