Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Kosovare të Futbollit për anëtarësim në këtë organizëm.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar të premten në Cyrih duke i dhënë një goditje të rëndë sportit kosovar, edhe pse ky refuzim ishte sadopak i parashikuar duke pasur parasysh se për t’u pranuar Federata e Futbollit të një shteti në FIFA, duhet që paraprakisht shteti të jetë anëtar i OKB-së.
Megjithatë shpresa e vetme e Kosovës ishin Ishujt Faroe, të cilat edhe pse nuk janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata janë të anëtarësuar në FIFA dhe organizmat tjerë të futbollit botëror.
“Tentativa e Kosovës që t’i bashkohet trupit të FIFA-s, është refuzuar”, ka thënë shkurt sekretari gjeneral, Jerome Valcke