Kosova ka dërguar mesazhin tek të gjithë diktatorët, se nëse i keqtrajton qytetarët e tyre atëherë ata do të përfundojnë para gjyqit. Kështu është shprehur ish ndërmjetësuesi për statusin e Kosovës dhe fituesi i çmimit Nobel për paqe, Marti Ahtisari, në një intervistë për një radio suedeze.
Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, e ka cilësuar rastin e Kosovës si shembull të “diplomacisë parandaluese”. Ahtisaari ka shtuar se Kosova ka dërguar mesazhin tek të gjithë diktatorët, se nëse i keqtrajtojnë qytetarët e tyre atëherë ata do të përfundojnë para gjyqit, duke bërë krahasimin me fatin e Sllobodan Millosheviqit.