Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu bashkë me zv. kryeministrin Hajredin Kuçi dhe disa ministra kanë udhëtuar për në Zyrih të Zvicrës ku do të marrin pjesë në manifestimin e zbulimit të Pllakës së Falënderimit, në shenjë mirënjohjeje për popullin dhe shtetin zviceran për ndihmën e ofruar Kosovës dhe qytetarëve të saj.