Eshtë zyrtarizuar edhe formalisht vija kufitare midis Maqedonisë dhe Kosovës. Komisioni i përbashkët për demarkacionin e kufirit ka nënshkruar në Ohër dokumentin për vendosjen e shtyllave kryesore kufitare midis dy shteteve.
Nënshkrimi i ketij dokumenti ishte obligim i marrëveshjes së Protokollit për shtyllat kryesore kufitare që u nënshkrua vitin e kaluar. Deri në rrumbullaksimin e plotë të aktiviteteve në terren të Komisionit për shënimin e kufirit mbetet të vendosen edhe 50 gurët ndihmës të fundit të kufirit në Sektorin e tretë. Duke pasur parasysh dinamikën e deritanishme, pritet që vendosja e të gjithë shtyllave kufitare të kompletohet deri në fund të muajit.
Pasi që të mbarojë demarkacioni i kufirit në terren, vijon i ashtuquajturi "pastrim" i vijës kufitare, kurse menjëherë pas kësaj edhe xhirimi i terrenit prej aeroplani, informoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë.
Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës pritet të nënshkruhet në javën e parë të muajit të ardhshëm.