Partia Demokratike e Kosoves vahzhdon te kryesoje bindshem sondazhet e opinionit publik, madje te thelloje rezultatet.
Ne nje sondazh te realizuar gjate muajit tetor nga instituti “Gani Bobi”, PDK eshte ne nje distance shume te madhe ne krahasim me partite e tjera. Ajo kryeson me 50 %.
Ne vend te dyte eshte LDK me 18,9 % e cila duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve ku ka dale me 22 %, ka shenuar renie. Ndersa AAK ka rikonsoliduar vendin e trete me 15%. 5% renie ka edhe partia e Behxhet Pacollit dhe Nehxhat Dacit.
Perfaqesuesi i institutit “Gani Bobi”, qe ka realizuar kete sondazh, shpjegon keto shifra me premtime te pambajtura, apo zhgenjim te elektoratit. Persa i perket respektit qe kane lideret neper partite e tyre, duket se ai eshte absolut.
Keshtu ne PDK kryeministri Hashim Thaci kryeson me gati 40 %. Personaliteti tjeter qe i vjen pas eshte Fatmir Limaj me 10,3 %. Respekt absolut ka edhe presidenti Fatmir Sejdiu ne partine e tij LDK. Ai kryeson me rreth 30 %, ndersa pas tij vjen Sabri Hamiti me vetem 2%.
Po keshtu edhe lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj ka autoritet te madh ne parti me 26%, ndersa ne baze te sondazhit numri dy eshte Pal Leka, nje lider lokal me vetem 1 %.