Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoO-3nt
..Administrator..
..Administrator..
LeoO-3nt


Numri i postimeve : 573
Age : 28
Vendodhja : WwW.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit Empty
MesazhTitulli: Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit   Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 2:25 pm

Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Luka Toni, nuk do të luajë as në ndeshjen e së mërkurës ndaj Aintrahtit të Frankfurtit, në kuadër të javës së 10-të të Bundesligës. Toni u lëndua në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Fiorentina në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe për shkak të këtij lëndimi mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Volfsburgut, të cilën skuadra e drejtuar nga Jurgen Klinsman e fitoi me rezultat 4:2, edhe pse ishte në disavantazh, 0:2.

"Ndeshja më Aintrahtin është e hershme për aktivizimin e Tonit. Atij i duhet më shumë kohë për t'u shëruar plotësisht nga lëndimi", ka theksuar trajneri i Bajernit, Jurgen Klinsman, duke e konfirmuar mungesën e sulmuesit italian në ndeshjen e së mërkurës. Kësisoj, pritet që Toni të jetë në dispozicion të Klinsmanit për ndeshjen e së shtunës ndaj Arminisë së Bielefeldit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Luka Toni mungon edhe ndaj Aintrahtit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Toni, rikthimi ne fushe pas 2 ndeshjesh
» Mourinho nuk e fal Adrianon as ndaj Rexhines
» Del Piero: Njё fitore ndaj Realit do tё na ‘shёrojё’
» Obama thellon avantazhin ndaj McCain
» Sulme raciste ndaj Hamilton, nderhyn politika

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: