Dëmtimet kanë detyruar dy tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal dhe Roger Federer të eleminohen nga turneu i tenisit në Paris.
Në fillim ka qenë zvicerani Federer i cili nuk ka mundur të dalë fare në fushë përballë amerikanit Blejk dhe më pas numri një i botës Nadal.
Spanjolli la lojën në gjysmëfinalet e këtij turneu gjatë ndeshjes me Nikolaj Davidenko.
Pasi humbi setin e parë 6-1 dëmtimi në këmbën e majtë nuk e lejoi numri një të botës të vazhdonte më tej.
Ndërkohë Federer pritet t'i rikthehet fushave me 9 nëntor në turneun e Shangait, por e njejta gjë nuk mund të thuhet për Nadalin, për të cilin mediat europiane theksojnë se dëmtimi është më serioz nga c’pritej.