Mesfushori i Chelseat Frank Lampard ka thënë se ajo që ndodhi në Stamford Bridge në ndeshjen kundër Liverpoolit nuk do të përsëritet.
Pas 86 ndeshjesh pa e shijuar humbjen në Stamford Bridge, Chelsea më në fund u mposht në shtëpi nga Redsat me rezultat minimal, 1-0.
“Kemi zhvilluar shumë lojëra të vështira në shtëpi dhe nuk jemi mposhtur. Humbja nga Liverpooli ishte zhgënjim, mirëpo ne përsëri vazhdojmë të kemi mbështetjen e tifozëve dhe nuk do të kemi probleme në të ardhmen”.
“Jemi të gjithë profesionistë dhe dëshirojmë fitore. Humbja e rekordit nuk është diçka për të cilën personalisht shqetësohem, por është me rëndësi që të rimëkëmbemi menjëherë, gjë që e bëmë kundër Hull Cityt”.
“Humbja e një ndeshjeje në shtëpi nuk është diçka e madhe kur ke në plan ta fitosh gjithë kampionatin. Njerëzit e bëjnë të madhe këtë, mirëpo ishin vetëm tre pikë në pyetje dhe asgjë më shumë”, ka thënë mesfushori anglez.