Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Interneti mbetet pa IP adresa të lir

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Interneti mbetet pa IP adresa të lir Empty
MesazhTitulli: Interneti mbetet pa IP adresa të lir   Interneti mbetet pa IP adresa të lir Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:54 pm

"Rrjeti i gjithë rrjeteve” ngadalë po bëhet shumë i ngushtë. Një nga ekspertët kryesorë kompjuterik në botë, Vint Cerf, beson se interneti do të mbetet pa IP adresa në dispozicion deri në vitin 2010. Përkthyer në gjuhën laike kjo do të thotë se shumë shpejt disa kompjuterë nuk do të mund të lidhen në internet për shkak të tollovisë së madhe.

"Kjo është njëjtë sikur interneti të mbetet pa numra të lirë telefonik. Pa numra të lirë nuk është e mundur të kyçen abonentët e rinj në rrjet", ka sqaruar në mënyrë metaforike Cerf i cili tërheq vëmendjen se duhet të fillojmë të kalojmë në sistem të ri nëse dëshirojmë të evitojmë këtë skenar duke marrë parasysh se numri i IP-ve të lira është duke u zvogëluar në mënyrë drastike. Ndryshe, kur është lansuar interneti më së pari në vitin 1977 ka pasur 4.2 miliardë adresa të lira.
Sistemi i ri për të cilin flet Cerf do të quhet IP v6 dhe tanimë ai përdoret në Japoni ku në këtë mënyrë janë të lidhur qindra senzorë për zbulimin e tërmetit në një sistem kompjuterik i cili automatikisht dërgon sinjale në rast të tërmetit.

IP v6 ka burim pothuajse të pashtershëm të adresave të lira IP: 3 x 340 miliardë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
The.Timmi
..Administrator..
..Administrator..
The.Timmi


Numri i postimeve : 419
Age : 31
Vendodhja : www.Alba-oNe.tK
Registration date : 25/10/2008

Interneti mbetet pa IP adresa të lir Empty
MesazhTitulli: Sulmet më të shumta të hakerëve vijnë nga SHBA-ja   Interneti mbetet pa IP adresa të lir Icon_minitimeSat Oct 25, 2008 1:54 pm

kspertët e sigurisë nga SecureWorks kanë publikuar të dhënat mbi shtetet prej të cilave më së shpeshti vijnë sulmet e hakerëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendin e parë, derisa Kina është ajo që pason.

Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë me periudhën e parë të vitit 2008, mirëpo dyshojmë se diç do të ndryshojë deri në fund të këtij viti.

Sipas të dhënave të SecureWorks, nga SHBA-ja gjatë periudhës të përmendur kohore kanë ardhur 20.6 milionë tentime të sulmeve të hakerëve, derisa nga kompjuterët në Kinë në periudhën e njëjtë kohore janë shënuar 7.7 milionë tentime.

Në pjesën tjetër të listës së publikuar janë gjetur Brazili (rreth 167.000 tentime të sulmit), Koreja e Jugut (162.300), Polonia (153.200), Japonia (142.300), Rusia (130.600), Tajvani (125.000), Gjermania (110.500) si dhe Kanadaja me 107.500 tentime të sulmeve të hakerëve.

Ekspertët e SecureWorks përkujtojnë përdoruesit që të përdorin versionet më të fundit të shfletuesve të internetit dhe sistemeve operative, baza të azhurnuara të mekanizmave anti-virus dhe anti-spyware si dhe tu përmbahen udhëzimeve të rekomanduara të sigurisë për faqet e panjohura të cilat i vizitojnë, të mos hapin bashkëngjitjet brenda e-mailave nga dërguesit e panjohur e kështu me radhë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://presheva.albanianforum.net
 
Interneti mbetet pa IP adresa të lir
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Interneti mbetet pa IP adresa të lira
» Jankulovski: Interi mbetet më i fuqishmi
» 11 Programe për të fshirë gjurmët nga Interneti
» Lampard: Stamfrod Bridge mbetet një fortesë
» Interneti me shpejtësi prej 1 Gbps godet Japoninë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Alba-oNe Forums BOXI :: Internet-
Kërce tek: