Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka kërkuar nga liderët botërorë që të mbrojnë të drejtat e emigrantëve. Ai tha se është shumë naive që liderët e vendeve të ndryshme të mos mendojnë për punëtorët emigrantë dhe se kriza aktuale nuk do të ketë efekte për ta.