Portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, i ka dalë në mbrojtje trajnerit të Juventusit Claudio Ranieri, pas kritikave të shumta për mossuksesin me skuadrën italiane, ndërkohë që e ka ftuar Cristiano Ronaldon t’u bashkohet Mbretërve.
“Vazhdimisht kërkohet shumë nga një trajner dhe një skuadër, pavarësisht nëse është e suksesshme ose jo. Kërkesat janë aq të shumta saqë nganjëherë nuk mund të kesh gjithçka nënë kontroll”, ka thënë Casillas duke iu referuar kritikave ndaj ish-trajnerit të Chelseat.
Njëri nga portierët më të mirë në botë e ka kthyer sërish vëmendjen te asi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, dukë kërkuar nga portugezi që të provojë edhe njëherë të bashkohet me Los Blancos.
“Mendoj se lojtarëve të mëdhenj u jepet mundësia që t’i bashkohen Real Madridit. Ai madje nuk ka nevojë të mendojë për këtë ofertë, vetëm duhet ta pranojë”, ka thënë spanjolli