Kampioni i Spanjës, Real Madrid, është i gatshëm t’i analizojë ofertat për mbrojtësin Sergio Ramos, ka bërë të ditur Radio Marca.
Reali ka hequr dorë nga plani t’i ofrojë marrëveshje jetësore Ramosit, veçanërisht pas intervistës së tij në vikendin e kaluar e cila i dedikohej trajnerit Bernd Schuster.
Udhëheqja e Madridit i ka dhënë fund kërkesave të shumta të Ramos në lidhje me marrëveshjen e re, veçanërisht pasi që nga arritja e tij në klub kërkesat e tij ishin dyfish të përmirësuara, ndërsa paga e tij e parë është rritur trefish.
Tash, Reali është i gatshëm ta shesë mbrojtësin, ndërsa kjo mund të ndodhë madje edhe në muajin janar, nëse klubi i interesuar për shërbimet e tij, Milani, bën një ofertë të pranueshme.