Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nisur negociatat për heqjen e vizave për qytetarët ukrainas. Ministria e Jashtme në Kiev ka njoftuar se synimi i saj është sigurimi i udhëtimeve pa viza për në shtetet e bllokut evropian. Kjo ministri ka thënë se shpreson që marrëveshja të arrihet deri në vitin 2012.