Presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit, Huan Angel Napout, ka bërë të ditur se kombëtarja që ai përfaqëson mund të luajë një takim miqësor me Perunë, Izraelin, ose Shqipërinë më 19 nëntor, njofton "Sporti Shqiptar".
“Peruja, edhe pse ndodhet e fundit në grupin eliminator të botërorit, është një kundërshtar që duhet respektuar, por mbetet për t’u përcaktuar nëse takimi mund të luhet në Lima, apo jo, por nuk përjashtoj edhe përballjen me ndonjë kundërshtar tjetër si Izraeli apo Shqipëria”, ka thënë Angel Napout.
Ndërkohë më 11 shkurt të 2009-s, Paraguai ka programuar një miqësore me Turqinë