Stjuart E. Xhons, zëvendësndihmës i Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, sot fillon një vizitë dyditëshe në Maqedoni. Në takimet me drejtuesit e institucioneve dhe drejtuesit e partive politike do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike, përfshirë marrëdhëniet SHBA - Maqedoni, stabilitetin rajonal dhe procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.
Zyrtari i lartë amerikan Xhons të mërkurën shkon në Tiranë ku do të flasë në Konferencën e ambasadorëve me temë: "Partneriteti euroatlantik dhe sfidat e reja, përfshirë në Evropën Juglindore". Xhons në këtë post ka zëvendësuar diplomaten Rozmari Dikarlo në korrik të këtij viti.