Presidenti i SHBA-së, George Bush, pritet të takohet në Kap Davide, me homologun e tij francez Nicolas Sarkozy dhe presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Ata pritet të diskutojnë rreth krizës globale financiare. Më përpara presidenti francez, Sarkozy, ka bërë thirrje për ndryshime në sistemin financiar global. Ai po e kërkon një samit liderësh botërorë deri në fund të vitit.