Kryeministri izraelit Ehud Olmert i ka thënë kabinetit të tij se do të jap dorëheqje, mirëpo do të qëndrojë në pushtet derisa të formohet qeveria e re. Ai pritet të zëvendësohet nga ministrja e jashtme izraelite Tzipi Livni e cila ka gjashtë javë për të formuar koalicion të ri qeveritar. Olmert ka deklaruar se ai do të largohet nga posti i tij pas presionit të vazhdueshëm mbi akuzat për korrupsion.