Një bandit në jugë të qytetit afgan Kandahar ka vrarë policën më të rëndësishme të vendit, njoftuan zyrtarët afgan. Gjeneral lejtnan Malalai Kakar, udhëheqëse e departamentit të krimeve kundër grave, është vrarë në veturën e saj, gjatë kohës që ishte duke shkuar në punë. I biri i saj po ashtu është lënduar në sulm dhe gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.