Policia në Indi ka arrestuar dhjetëra persona si të dyshuar për një seri shpërthimesh në verilindje të vendit. Edhe pse deri më tashti askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, policia ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar. Bilanci i të vdekurve ka arritur në 76, ndërsa numri i të plagosurve është 335.