Presidenti venezuelas, Hugo Chavez, ka deklaruar se vendi i tij do të zhvillojë një reaktor bërthamor për qëllime paqësore, duke sfiduar kështu Uashingtonin, vetëm disa ditë pasi Rusia i kishte ofruar ndihmë këtij udhëheqësi latino-amerikan në çështjet bërthamore. “Ne në Venezuelë jemi të interesuar të zhvillojmë energji bërthamore, për qëllime paqësore, mjekësore dhe prodhim të energjisë”, ka thënë Chavez.