Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts ka bërë thirrje për modernizimin e arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.
Në një fjalim në Uashington, ai tha se Rusia dhe Kina po i përsosin armët e tyre bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë fuqia e vetme bërthamore, e cila as nuk e modernizon arsenalin bërthamor, dhe as që e ka aftësinë të prodhojë armë të re bërthamore.