Prokuroria serbe për krime të luftës e ka quajtur të motivuar politikisht vendimin e Prokurorisë së Shqipërisë, e cila ka refuzuar të bashkëpunojë për hetimin rreth pretendimeve të tregtisë me organe trupore të serbëve gjatë luftës. Ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Snezhana Maloviq, ka thënë se akti i Prokurorisë së Shqipërisë është joprofesional dhe ka prapavijë politike.