Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnimin e FSK-së, thotë gjenerali Kay

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Keky-3nt
S.Moderator
S.Moderator



Numri i postimeve : 165
Age : 28
Vendodhja : preshev
Registration date : 25/10/2008

KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnimin e FSK-së, thotë gjenerali Kay Empty
MesazhTitulli: KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnimin e FSK-së, thotë gjenerali Kay   KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnimin e FSK-së, thotë gjenerali Kay Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 1:06 pm

Komandanti i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes gjenerali Larry Kay, është shprehur se planet për ndarje të Kosovës, mund të jenë spekulime dhe nuk ka asgjë konkrete. Lidhur me krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali Kay tha se KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnim të kësaj force, por kompetentë për ndërtimin e strukturës ushtarake do të jetë e kyçur Komanda kryesore e KFOR-it në Prishtinë. Këto komente, Gjenerali Kay i bëri në një konferencë për media të mbajtur sot në Viti.
“Nuk jemi në dijeni për ekzistimin e ndonjë plani për ndarjen e Kosovës. Ato mund të jenë spekulime”, është shprehur komandanti i BSHL-së gjeneral Larry Kay sot në Viti. Ai ka theksuar se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të jetë përgjegjës për sigurinë në tërë territorin e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar edhe së paku dy mandate të njësive ushtarake për të ardhmen me këtë mision në Kosovë.

Lidhur me transformimin e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës, gjenerali Kay u shpreh se në bazë të planit TMK shuhet me 10 dhjetor dhe pas kësaj periudhe fillon ndërtimi I forcës së re të Sigurisë së Kosovës.

“Është një nga punët e KFOR-it që të ndihmoj në ndërtimin e kësaj force për të cilën është përgjegjëse Komanda e KFOR-it në Prishtinë”, tha Kay.

Gjenerali Kay ka çmuar lartë bashkëpunimin dhe profesionalizimin e pjesëtarëve të TMK-së, ndërkohë në pyetjen se a do të ndihmojnë SHBA-të në furnizim me armatim të kësaj force, ai është shprehur se nuk është në dijeni për një gjë të tillë dhe se këto çështje i takojnë instancave më të larta shtetërore.

Lidhur me demarkacionin komandanti i BSHL-së është shprehur i kënaqur më procesin e shënimit të vijës kufitare nga komisionet e të dy vendeve, si një proces që qon në krijimin e një klime të sigurt në atë zonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.presheva.albanianforum.net
 
KFOR-i amerikan do të jetë i kyçur në trajnimin e FSK-së, thotë gjenerali Kay
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ish-presidenti amerikan, Clinton u bashkohet në fushatë demokratëve
» Ish-presidenti amerikan, Clinton u bashkohet në fushatë demokratëve
» Pretenca: Burgim per jete vrasesve te anglezit
» Gjenerali Petraeus do të udhëheqë forcat amerikane në Lindje të Mesme dhe në disa pjesë të Azisë jugore dhe qendrore
» Dështojnë përpjekjet për të shpëtuar tregun financiar amerikan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet :: Lajme Kombëtare-
Kërce tek: