Kanë dështuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për të shpëtuar tregun financiar të propozuar nga qeveria amerikane. Pas disa orë bisedimesh në Washington me presidentin George Bush, pjesëtarët e Kongresi vazhdojnë të jenë skeptik. Ligjvënësit kanë thënë se bisedimet u ndërprenë për shkak të mospajtimeve ndërmjet fraksioneve republikane dhe demokratike.