Kandidatët presidencialë amerikanë John McCain dhe Barack Obama, në debatin e parë televiziv, kanë shfaqur qëndrime të ndryshme rreth një mori çështjesh si nga Irani, Iraku e deri te Rusia. Debati është zhvilluar në Universitetin e Misisipit. I pyetur rreth Rusisë, Obama e ka përshkruar Moskën si shumë agresive dhe ka shtuar se Rusia paraqet kërcënim për paqen rajonale. Ndërsa kandidati republikan McCain, ka thënë se Qeveria ruse udhëhiqet nga aparatçikët e KGB-së.