Pak dite pas akuzave ne drejtim te mjekeve franceze per ceshtjen “Vieira”, ka reaguar shefi i Federates Franceze te Futbollit, Jean-Pierre Escalettes.
Jose Mourinho duket se eshte vertet i zoti ne ndezjen e debateve ne distance. Pak dite pas akuzave ne drejtim te mjekeve franceze per ceshtjen “Vieira”, ka reaguar shefi i Federates Franceze te Futbollit, Jean-Pierre Escalettes.
“Jane deklarata te papergjegjshme pasi Mourinho ve ne diskutim profesionalizmin e stafit mjekesor te kombetares franceze”, thekson Escalantes. Patrick Vieira qe ndodhet ne infermieri prej 2 javesh, u ankua ne transferten e Rumanise per nje dhimbje muskulare gjate nxehjes. Sipas teknikut portugez, faji i demtimeve te shumta te mesfushorit eshte vetem i mjekeve te kombetares se Frances.
Nga ana tjeter, kreu i federates ka theksuar se Vieira nuk luan nje ndeshje me fanelen e kombetares qe prej miqesores se 6 shkurtit me Spanjen. “Gjate ndeshjeve te fundit stafi mjekesor nuk ka rrezikuar. Shendeti i lojtarit eshte gjithmone nje prioritet per ne. Shqetesimet nuk duhet te jene ne qender te polemikave, ashtu sic ne nuk kemi kritikuar asnjehere zgjedhjet e Interit per ta thirrur gjate 9 muajve te fundit. Lojtaret mund te demtohen me kombetaren ose jashte saj”, perfundon shefi i Federates Franceze te Futbollit.