Presidenti Massimo Moratti nuk duket i shqetesuar, madje ai mbron zgjedhjet e bera nga trajneri Mourinho.
Nje dite pas barazimit zhgenjyes ne Firence qe e zbriti nga vendi i pare skuadren e Interit, presidenti Massimo Moratti nuk duket i shqetesuar, madje ai mbron zgjedhjet e bera nga trajneri Mourinho.
“Jo te gjitha ndeshjet jane te njejta. Dje nuk zhvilluam nje ndeshje te mire por jemi vetem ne fillim te kampionatit dhe kemi nje trajner te ri, skema te reja dhe ide te reja. Ne fillim te kampionatit perhere nuk ka perqendrim maksimal. Nuk jam i shqetesuar per fuqine e skuadres, e cila eshte ne gjendje te zgjidhe pozitivisht cdo situate”, shprehet bosi zikalter, duke theksuar se te gjithe jane ne pritje per te pare Interin e vertete.
Me tej, ai ka folur edhe per ceshtjen “Adriano dhe Cruz”, duke pohuar se veprimet e trajnerit justifikojne menyren per te pasur nje skuader te disiplinuar. “Kam marredhenie te mire me te gjithe lojtaret dhe jam shume i lidhur me ta, prandaj nuk te flas per elemente te vecante. Mourinho perdor te njejten metode dhe me pas ne momentin qe ndryshon dicka, ai ndryshon ide”, perfundoi Moratti.