Fantazisti brazilian Ronaldinho nuk do jete i pranishem ne takimin e mesjaves kunder Sienes, ashtu si edhe francezi Flamini.
Mbushet infermieria kuqezi. Ronaldinho i shtohet listes se lojtareve te demtuar te Milanit pas ndeshjes se veshtire me Atalanten. Fantazisti brazilian nuk do jete i pranishem ne takimin e mesjaves kunder Sienes, ashtu si edhe francezi Flamini.
“Dinho ka pesuar nje demtim ne kemben e djathte ndersa Flamini ka nje kontraktim prandaj i duhen 2-3 dite pushim absolut”, ka deklaruar nje mjek i kampioneve te botes. Probleme fizike ka edhe Gattuso-n, i cili gjithesesi mund te jete ne fushe diten e merkure, ndersa me skuadren do bashkohet edhe Seedrof, i cili nuk luajti ne takimin e dites se djeshme.
Alarmin kryesor kuqezi e jep qendra e mbrojtjes ku Nesta po vuan ende nga demtimi, ndersa gjendja e Pirlos eshte ende e paqarte dhe koha e rekuperimit te tij nuk dihet ende saktesisht.