Kompania Google ka vendosur të zgjerojë shërbimin e saj chat, GoogleTalk, me anë të një ‘bote virtuale’, në të cilën të gjithë shfrytëzuesit do të krijojnë kanale dhe dhoma për biseda.
Kështu, shërbimi Second Life së shpejti mund të marrë një konkurrencë shumë të fortë në formë të shërbimit të ri Google, Lively. Për momentin nuk mund të thuhet për një konkurrencë të vërtetë, pasi që Lively në formën me të cilën është prezantuar shërben si vazhdim i shërbimit GoogleTalk dhe nuk kërkon instalim të ndonjë aplikacioni shumë specifik.
Shërbimet Lively për momentin nuk përfshijnë të gjitha mundësinë e lojës Second Life, por Google me këtë shërbim ka vënë themele të shkëlqyeshme dhe shumica tashmë e shohin Lively-n si një ‘botë virtuale’ në të cilën Google do të shesë shpallje.
Çfarë në fakt mundëson aktualisht Lively?
Shërbimi funksionin vetëm për Windows-in dhe në softuerët Internet Explorer dhe Firefox. Duhet të instalohet një softuer shtesë dhe bota Lively do të hapet para shfrytëzuesve. Për momentin kjo “botë” përbëhet nga dhomat e chatit ku shfrytëzuesit mund të komunikojnë.
Të gjithë ata të cilët shfrytëzojnë internet në bazë të harxhimit, duhet të kenë kujdes pasi që Lively harxhon shumë.