iPhone 3G në treg gjendet vetëm që tre javë dhe qysh tani kanë filluar me plastikën e cila, gjoja, është jokualitative dhe çahet.
Çdo ditë e më shumë forume mbi iPhone dhe Apple po mbushen me përvojat dhe pyetjet për çarjet në plastikë (mbështjellësin) e iPhone i cili vjen në ngjyrë të bardhë dhe të zezë. Pas artikullit të publikuar mbi këtë problem në faqen e internetit MacRumors një numër i madh i përdoruesve në komentet e tyre kanë konfirmuar atë të cilën të gjithë i kishin frikë ? një problem krejt amator tek kjo lodër e shtrenjtë.
Është interesante se çarjet janë bërë vetvetiu, respektivisht, nuk janë shkaktuar nga rënia e pajisjes apo nga përdorimi i pakujdesshëm. Po të bëhej fjalë për disa pronarë të pakënaqur të iPhone 3G, do të ishte e kuptueshme dhe e arsyetueshme me kusht që ata të kishin thyer pjesë të caktuara të plastikës. Megjithatë, bëhet fjalë për një problem shumë më serioz i cili nuk është vetëm rastësi.
Disa përdorues pasi që kanë vërejtur çarjet, të cilat më shpesh paraqiten në modelin e bardhë, pa ndonjë problem ka ndërruar pajisjen e tyre me një të re, megjithatë shkaku i problemit ende nuk dihet. Tani për tani mbetet vetëm supozim pse vije deri tek plasaritja në plastikë, sepse Apple nuk ka asnjë lloj komenti në lidhje me këtë çështje