Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForumiLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor




Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore Empty
MesazhTitulli: Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore   Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore Icon_minitimeMon Oct 27, 2008 1:03 pm

“Gjesti i Gillardino-s ka qene i vullnetshem duke gjykuar dinamiken e ngjarjes”, thuhet ne komunikaten zyrtare te gjykates sportive.

Prova televizive ka vene me “shpatulla pas murit” sulmuesin e Fiorentines, Alberto Gilardino pas golit te shenuar me dore ne ndeshjen e djeshme kunder Palermos te fituar 3-1.

Gjykata sportive ka analizuar pamjet filmike te momentit te shumeperfolur, duke denuar me dy ndeshje pezullim golashenuesin me te mire te Serie A, pasi gjesti eshte konsideruar “antisportiv”. Ky pezullim eshte nje problem me shume per trajnerin Prandelli, skuadra e te cilit do ndeshet diten e merkure me Interin dhe te shtunen ne trasnferte me Sienen.

“Gjesti i Gillardino-s ka qene i vullnetshem duke gjykuar dinamiken e ngjarjes”, thuhet ne komunikaten zyrtare te gjykates sportive. Nderkohe, ndaj Zlatan Ibrahimovic nuk eshte marre asnje mase disiplinore per sjelljen arrogante ndaj lojtarit te Genoa-s, Thiago Motta.

Ne kampin e Fiorentines ka edhe nje lajm te mire qe ka te beje me rikthimin e sulmuesit Adrian Mutu, i cili shkelqeu ne takimin e djeshem ne “Barbera”, duke shenuar dy gola vendimtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gillardino, “stop” 2 ndeshje per golin me dore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Salihi, dy ditë stërvitje për golin
» Ballack heq dorë nga të qenit kapiten?
» Stoner, dy muaj jashte, operacion ne dore
» Stoner, dy muaj jashte, operacion ne dore
» Palestina, ndeshje ndërkombëtare me Jordaninë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Diskutime Shoqërore :: Sport-
Kërce tek: