Mesfushori spanjoll De la Red eshte rrezuar ne fushe vetem pak minuta pas fillimit te takimit kunder Real Union dhe kjo ka bere qe te gjithe te mendojne se po perseritej e njejta skene me ate te mbrojtesit te Seviljes.
Frike ne radhet e Real Madrid ku per pak minuta lojtaret kaluan ne mendje vdekjen tragjike te lojtarit te Seviljes, Antonio Puerta. Mesfushori spanjoll De la Red eshte rrezuar ne fushe vetem pak minuta pas fillimit te takimit kunder Real Union dhe kjo ka bere qe te gjithe te mendojne se po perseritej e njejta skene me ate te mbrojtesit te Seviljes.
Lojtari eshte transportuar menjehe ne spital ku ka qendruar gjate gjithe nates ku ka kryer analiza specifike. Pergjegjesi i sherbimit mjekesor te klubit, Carlos Diez ka theksuar se nuk ka asgje per t’u shqetesuar pasi dhimnja erdhi si pasoje e lodhjes se madhe fizike te trupit.
Ai ka theksuar se analizat nuk kane treguar asnje shenje per probleme te mundshme. Elektrokardiograma dhe analizat specifike flasin thjesht per lodhje dhe jo probleme te tjera shendetesore.